Aktualitet

Parandalohet sulmi terrorist në Rusi/ Planifikohej për t’u kryer në mbrëmjen e ndërrimit të vitit

Shërbimet e sigurimit të Federatës Ruse kanë parandaluar një sulm terrorist të përmasave të mëdha që po planifikohej nga një rrjet ekstremistësh për t’u kryer në mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

“Reuters” raporton se në shtëpinë e disa të rinjve të radikalizuar që kishin qenë nën përgjimin e agjencive të sigurimit janë gjetur materiale propagandistike të Shtetit Islamik dhe plane të detajuara për vendosjen e eksplozivëve në disa ambiente publike në kohën e festave të fundvitit, por edhe gjatë zhvillimit të fushatës zgjedhore presidenciale në pranverë të vitit 2018.

Sipas një vlerësimi në vija të trasha të autoriteteve ruse me qindra jetë janë shpëtuar nga identifikimi dhe neutralizimi i këtij rreziku për sigurinë kombëtare ruse. Kujtojmë që Rusia është goditur nga dy sulme terroriste për gjatë vitit të fundit. K.H/ tiranapost.al