Politikë

Paralajmërimi i Ramës “prishësit e zgjedhjeve”, cili ëshë ligji që ndalon hyrjen në SHBA të abuzuesve

Paralajmërimi i Ramës “prishësit e zgjedhjeve”, cili

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi të gjithë ata që dëklarojnë se do të pengojnë zgjedhjet e 30 qershorit, se rrezikojnë t’u hiqet përgjithnjë e drejta e hyrjes në SHBA dhe BE”.

Sipas “Shqip”, ka një ligj ku është bazuar Rama, i cili flet për mosdhënien e vizës nga SHBA, për ata që tentojnë të pengojnë zgjedhjet apo kryejnë korrupsion.

Arsyetimi i kreut të qeverisë lidhet me Presidential Proclamation 7750/ Section 1(c). Ky është ligji 7750 dhe ka hyrë në fuqi më 12 janar 2004, kohë kur “Shtëpia e Bardhë” drejtohej nga George Ë. Bush dhe aty thuhet se i pezullohet hyrja si emigrantë ose person jo-migrues me qëllime turistike personave të përfshirë në skandale korrupsioni ose atyre që përfitojnë prej tij.

Në këtë ligj thuhet: “Zyrtarëve publikë ose zyrtarëve të mëparshëm publikë, keqpërdorimi me fondet publike i të cilëve, ose ndërhyrja në gjyqësor, procese elektoral ose procese të tjera publike kanë ose kanë pasur efekte serioze negative në interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Lista e zezë e hartuar nga Departamenti i Shtetit për Shqipërinë ekziston në fakt dhe në të, të parët u futën shumë emra të drejtësisë të cilët më pas vetting-u i shkarkoi, por në listë janë edhe politikanë.

Pas ish-kryeministrit Berisha, më i fundit u bë i ditur nga “Zëri i Amerikës” dhe ishte numri dy i LSI-së, Petrit Vasili. /Referuar Tch/ Tiranapost.al/