• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Shëndet Të gjitha

    Paralajmërim: kur të dëgjoni për këtë trajtim, do të kërkoni ta provoni direkt


    Nëse jeni nga ato vajza që pëlqeni trajtimet në spa, ose nga ato të tjerat që doni të provoni gjithmonë gjëra të tjera; nëse jeni në kërkim të teknikave orientale dhe drithëroheni sapo dëgjoni fjalën “energji”, apo nëse kërkoni gjithmonë të çlironi stresin e lodhjen me çdo lloj mënyre; nëse jeni vajza që i dashuroni këpucët dhe takat e larta apo e keni pedikyrin dhe kujdesin për këmbët momentin tuaj të preferuar atëherë mblidhuni këtu sepse këtë që do të dëgjoni tani do ta dashuroni përgjithmonë: quhet “phytomassopodia” dhe është trajtimi më i mirë që mund të bëni për këmbët.

    Nuk është e nevojshme të mësoni gjithë këtë emrin e vështirë: mjafton që kur të rezervoni në “Bamboo Spa and Hammam”, brenda në hotel “Rogner”, të thoni që doni të provoni trajtimin e ri të këmbëve. Ose t’i bini shkurt fare dhe të kërkoni Fabin, djalin që sapo është trajnuar në Itali dhe që për gati një orë në shputat e këmbëve tuaja dhe në kavilje është i aftë të përziejë teknikat më të mira  të mashazhit që vijnë që nga kohërat e Greqisë dhe Romës së lashtë me filozofinë e rrjedhjes së energjisë në trup sipas metodave të Lindjes së Largët, me produktet më të mira të kujdesit të lëkurës dhe efektet mirëbërëse të aromaterapisë. Në fund do jeni jo thjesht më të shlodhur, por si me magji do t’ju jenë shkarkuar gjithë streset dhe energjitë negative. Edhe një sekret: nëse jeni natyrë që në përgjithësi keni këmbë të ftohta, për çudi edhe një ditë më pas do t’i ndjeni aq të ngrohta, sa të guxoni të vishni këpucë me maja të hapura (ju premtoj, e bëra vetë sot!)

    Trajtimi zgjat pesëdhjetë minuta dhe është i ndarë në pesë faza të ndryshme, secila prej të cilave konsiston në teknika të ndryshme masazhi dhe në pesë produkte natyrale të ndryshme prej vajërash esencialë bimësh të egra, të cilat kur përthithen plotësisht nga lëkura e këmbës arrijnë të futen në qarkullimin e gjakut dhe të limfës, duke na dhuruar një ndjesi mirëqënieje që zgjat mjaft të kohë.

    Phytomaspodia zakonisht rekomandohet në periudha stresi ose lodhjeje, por është mjaft e efektshme edhe për ata që zakonisht i kanë këmbët të ftohta, më të nxehta sesa duhet, kanë enjtje apo dhimbje. I realizuar sipas nevojave, i ngrohtë ose i ftohtë dhe me teknika të ndryshme masazhi, trajtimi është mjaft i mirë si për ata që merren me sporte ashtu dhe për ata që bëjnë jetë sedentare. Shkurt fare, për të gjithë është trajtimi që jo vetëm bën mirë për shëndetin, por dhe që të jep një ndjesi mirëqënieje dhe shlodhjeje, nga më uniket.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]