• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sociale Të gjitha

    Paradite mund të ketë reshje të pakta shiu, por pasditja vjen plot diell


    Paraditja dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura në zonat Veriore dhe Juglindore të vendit duke gjeneruar reshje të pakta e afat-shkurtra shiu e dëbore.

    Pasditja dhe nata sjell përmirësim të kushteve atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante në të gjithë territorin.

    Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërish lehtë në të dy vlerat duke u luhatur nga 0°C mëngjesi deri në 19°C mesdita.

    Era do fryjë mesatare në tokë deri e fort në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë./Moti nga Meteoalb/Tiranapost/A.V

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post