• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Si mund të të ndihmoj

    Para se të pish një kafe me kapsulë, lexo më parë ca gjëra vërtet të frikshme


    Një kapsulë alumini përmban brenda vetëm 4 gram kafe. Një kafe, që bëhet nga një kapsulë kushton nga 60-90 lekë, zakonisht. Që do të thotë gati 20 mijë lekë të reja kilogrami i kafes bashkë me të cilën nuk pijmë vetëm kafen, por edhe furan. Një substancë organike që përdoret në ndërtim dhe që është shumë i dëmshëm sidomos për mëlçinë dhe njëherësh kancerogjen.

    Për 1 mijë ton alumini të shkrirë, prodhohen katër tonë mbetje arseniku, titaniumi, kromi, plumbi dhe mërkuri. Substanca që e ndotin mjedisin.

    Edhe vetë brenda kafes ka yndyrna shtazore e ca përbërës të tjerë që mbeten sekret.

    Kurse kapsulat krijohen në 1000 gradë nxehtësi për 90 sekonda, kur norma është të bëhen në 200 gradë për 20 minuta, kjo për të kursyer kohë dhe energji.

    Pas gjithë këtyre që lexove të vjen më të pish kafe?/Tiranapost.al

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690