LifestyleShowbizTe gjithaTIP top

Para se të ndryshojë të tjerët, Kiara ndryshoi veten dhe na ngjan me dikë


Dhe ndryshimi më i ri i look-ut në showbiz është ai i Kiara Titos. Fijeve në flokë ua ndryshoi tërësisht ngjyrën e tyre. Meqë po vjen pranvera dhe nuanca e flokëve hapet në këtë stinë, e hapi edhe Kiara. Ose mbase jo vetëm për këtë arsye, por edhe me rastin e emisionit të ri.


(Kiara Tito, foto nga Instagrami)
(Xhesika Berberi, foto nga Instagrami)

S`e dimë ende se kur do të nisë, por e dimë që në Tv Klan, Kiara do të drejtojë një program në të cilin personazhet do bëjnë ndryshime në pamjen e tyre. E përpara se të shoqërojë të tjerët, Kiara u mor me veten, duke i dhënë flokëve nuancën e re që i shkoka aq shumë sa u dukërka si modelja Xhesika Berberi./F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane