• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Rajoni Të gjitha

    Para samitit të Ohrit, Vuçiç telefonon kryeministrin Rama dhe Zaev-in: Bisedë e shkëlqyer


    ‘Bisedë e shkëlqyer me kryeministrin Rama dhe Zoran Zaev para samitit të rëndësishëm të Ohrit me datë 9nëntor’. Kështu shkruan presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Nga Instagrami ai ka postuar një foto, nga zyra e tij, me disa letra dhe një telefon mbi tavolinë.

    Kujtojmë se Samiti i Ohrit u njoftua nga tre liderët kur ndodheshin në Novi Sad, ku folën për Shengenin Ballkanik, një marrëveshje për lehtësira ekonomike, mallrat dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet ballkanike.

    Samiti i Ohrit pason samitin e Novi Sadit dhe pritet që tre liderat të arrijnë një sërë marrëveshjesh me njëri-tjetrin sa i takon Shengenit Ballkanit.

    Kujtojmë çfarë deklaroi kryeministri Rama nga samiti i Novi Sadi-t me 10 tetor:

    Kemi planin e përbashkët. Nuk do të presim që të shkojmë vetë përpara. Do të bëjmë gjithçka që na takon që kjo të ndodh,  por te gjithë së bashku. Për të gjitha vendet e rajonit. Familja e madhe ka problemet e veta ( BE) ,por ne nuk mund të jemi peng i të shkuarës dhe mosdakordësive në dëm të fëmijëve që po rriten në këtë rajon. Ku i gjithë rajoni si i tërë të japë një shenjë të qartë se nuk është një zonë e kategorisë së dytë dhe nuk është fidanishte për të bërë eksperimente në pritje që familja europiane të jetë gati të na përfaqësojë, Projekti ynë është në sajë të së ardhmes europiane. Jam dakord të takohemi në Ohër dhe të ftohen të gjithë të tjerët. Por ama një situate e njohur këtu dhe atje të na mbajë peng…. Ne duhet të shkojmë përpara. E rëndësishme është që të garantojmë atë që kemi marrë përsipër që  brenda 2021-shit territori i Ballkanit Perëndimor, ku liritë të mos jetë aspiratë por të bëhet realitet liria e lëvizjes. Garancia do të jetë sigurimi i perimetrit të jasht,m Nuk ka asnjë veto për askënd dhe asgjë. Është moment historik. Erdhëm në këtë ditë dhe duhet ta bëjmë realitet nuk duhet të mbesim peng e 26 milion orëve që na duhet të kalojmë nga një kufi në tjetrin. Nuk ka pse ti paguajë këtë populli.”/ Tiranapost.al. E.B

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post