• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    “Para një viti dhunoi dhe nënën, tani na bëri gjëmën”. Flet babai i 22-vjeçarit që vrau shokun në Bulqizë


    Një ditë pas ngjarjes që tronditi Bulqizën, ku një 22-vjeçar goditi për vdekje me thikë shokun e tij, Arlind Pasha, 21 vjeç, vijnë edhe dëshmitë e para. Pas asaj të vetë autorit, Fatjon Keta, i cili pa shprehur aspak pendesë para trupit gjykues, tha se Pasha e kishte shqetësuar herë pas here, duke e fyer madje në prani të shumë bashkëmoshatarëve; ka ardhur edhe dëshmia e babait të tij.

    Ferit Keta i tha Policisë se djali herë pas here grindej me pjesëtarët e familjes dhe se ishte mjaft i zhurmshëm.

    “Bërtiste sa herë hynte në shtëpi”, është shprehur babai i Fatjon Ketës.

    “Madje, kishte raste që ishte i dhunshëm. Para një viti u detyruam të çojmë në Polici pasi rrahu nënën e tij (gruan time). Toleruam dhe doli nga Komisariati i Policisë. Tani na bëri gjëmën”, ka deklaruar Ferit Keta.

    Vetëm dy-tri orë pas ngjarjes së rëndë, fill pas arrestimit të autorit të dyshuar të ngjarjes, Policia e Bulqizës ka organizuar shërbimet e saj pranë dy banesave, autorit të krimit dhe viktimës, për të shmangur agravimin e mëtejshëm të ngjarjeve. Kjo masë është marrë pasi dy familjet ndodhen në të njëjtën lagje, pranë njëra-tjetrës. /Tiranapost.al/

    E vrava me vetëdije. Dëshmia e parë e 22-vjeçarit që vrau shokun në Bulqizë

    Bulqizë/ Frika për një hakmarrje, policia merr në mbrojtje familjen e 22-vjeçarit që vrau shokun

    Video/ Momenti kur kapet 22-vjeçari që vrau shokun këtë mëngjes

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690