• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Papa Françesku do të lejojë meshkujt e martuar që të bëhen priftërinj


    Papa Françesku tha se është i hapur ndaj lejimit të meshkujve të martuar të bëhën priftërinj, duke luftuar mungesën e klerikëve në Kishën Katolike.

    Në një intervistë të dhënë për gazetën gjermane Die Zeit, Papa tha se mungesa e priftërinjve Katolik është një problem madhor për Kishën, duke lënë të kuptohej se ai do të ishte i hapur ndaj ndryshimit të rregullave mbi priftërinjtë.

    “Ne duhet ta konsiderojmë nëse “viri probati” do të jetë një mundësi. Nësë po, atëherë duhet të përcaktojmë se cilat detyra do të ndërmarrin, si për shembull, në komunitetet e largëta apo në zonat rurale”, u shpreh Papa.

    Viri probati është një term Latin për “meshkujt e testuar” ose të martuar, duke nënkuptuar besimin dhe virtytin. Një mundësi e tillë do të lejojë meshkujt e martuar tashmë të urdhërohen si priftërinjë. Por, meshkujt beqar të cilët janë tashmë priftërinj nuk do të lejohen të martohen.

    “Beqaria vullnetare nuk është një zgjidhje”, saktësoi Papa Françesku.