Lajme nga Bota

Panik në Nju Jork, helikopteri rrëzohet mbi një ndërtesë

Panik në Nju Jork, helikopteri rrëzohet mbi një

Një helikopter u rrëzua të hënën në një ndërtesë në lagjen Manhatan të Nju Jorkut, duke shkaktuar panik në zonë. Siç konfirmuan autoritetet e qytetit, ndërtesa është evakuuar, ndërsa qindra zjarrfikës janë mbledhur në vendin e ngjarjes.

Insider shkruar se shkalla e dëmit është e paqartë, dhe nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Sakaq, guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, thotë se flakët e shkaktuara në ndërtesën 54-katëshe, duket se janë vënë nën kontroll.

Ai tha se raportet paraprake tregojnë se helikopteri bëri ulje të detyrueshme. /Tiranapost.al/