• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Panë “El Clasicon” me lekët e biznesmenit, prokuroria kërkon nga 3.5 vite burg për gjyqtarët


    Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lexuar sot pretencën ndaj tre gjyqtarëve të Apelit Durrës, të akuzuar për korrupsion pasiv.
    Prokurori i çështjes Klodjan Braho, kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin me nga 3.5 vite burg për gjyqtarët Klinton Spahiu Petraq Dhimitri dhe Petrit Ceno. Akuzat e ngritura nga prokurora u bazuan në tre dëshmi dhe letër-porositë e mbërritura nga Spanja, sipas të cilave gjyqtarët i kishin faturat e hotelit të paguara.
    Gjyqtarët u vunë në akuza pasi biznesmeni Namik Sadiku, i ka paguar gjyqtarëve shpenzimet për të parë ndeshjen e “El Clasicos”, mes Real Madritdit dhe Barcelonës katër vite më parë.

    Ndërkohë, gjykata kërkoi edhe shpalljen fajtor dhe dënimin e biznesmenit me 2 vite burg./ Tiranapost.al

    Polica nuk u gjen adresat, dështon seanca ndaj tre gjyqtarëve të “El Clasico-s”

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690