Aktualitet

Panariti heq përgjegjësinë: Tokat, Balilit iu dhanë nga qeveria

Edmond Panariti ka hequr përgjegjësinë nga vetja për lidhjen e kontratave për toka bujqësore mes Ministrisë së Bujqësisë dhe shoqërisë së Klemend Balilit. gjatë kohës që ai ishte i shpallur në kërkim.

Ish ministri i Bujqësisë shkruan në facebook se kontratat e qiradhënies janë të hapura ndaj çdo kontrolli dhe verifikimi dhe se ajo që është publikuar sot “është dhënë me vendim të Këshillit të Ministrave dhe është kaluar për ekzekutim nga ministria e Arsimit te ajo e Bujqësisë”.

Statusi

Nuk jam marre, nuk merrem dhe nuk do te merrem kurrë me biografi, partishmëri dhe kritere klasore në zbatimin e ligjit. Kontratat e qiradhënies se tokave janë plotësisht në përputhje me ligjin, te hapura ndaj çdo kontrolli dhe verifikimi. Dua vetëm te kujtoj se kontrata e qiradhënies qe u tund sot publikisht ne parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, është dhënë me Vendim te Këshillit te Ministrave dhe është kaluar për ekzekutim nga Ministria e Arsimit te Ministria e Bujqësisë. Sa për tradhti, besoj se nuk ka tradhti më të madhe se te pengosh me vote bllokuese, prokurorinë në kërkesën e saj drejtuar parlamentit, për të hetuar funksionare te lartë te dyshuar për trafiqe. /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]