Aktualitet

Panairi i tokës/ Rama: Këtu është Shqipëria që nuk ka dritat e skenave të katundit të politikës dhe medias

“Këtu është një Shqipëri që nuk shihet në TV, nuk del në faqet e gazetave, nuk ka dritat e skenave të katundit të politikës dhe medias, por krijon sukses me punën”, tha kryeministri Rama në fjalimin e tij në Panairin "Shqipëria punon tokën". Ky është panairi i parë i këtij lloji në vend.

"Falenderoj ata që moren pjesë në këtë panair të parë të tokës, ky do të shënohet si pika e parë e rëndësishme e këtij zinxhiri vlere që do të shënohet në 4 vitet e ardhshme”, tha Rama, ndërsa vlerësoi edhe të rinjtë që po punonin për këtë panair.

Më tej Rama shtoi se "do të mbështesim të gjithë ata që do të kërkojnë akses në fondin e garancisë kombëtare, duke stimuluar bashkimin në shitje. Shumë fermerë ankohen për çmimin dhe ne u themi se ato janë rezultat i të jetuarit të ndarë nga njëri-tjetri duke u dhënë mundësi grosistëve që të përçajnë dhe të sundojnë”.

Panairi hap dyert për fermerët, blegtorët dhe sipërmarrësit shqiptarë dhe atyre nga trojet shqiptare jashtë kufirit, si Kosova dhe Maqedonia. Aktivitet që organizohet në 73-vjetorin e Çlirimit. Një mjedis do t’i dedikohet gatimit tradicional shqiptar./ Copyright Tiranapost.al