Aktualitet

Pamjet e protestës së dhunshme në Hamburg

Protesta e emërtuar “Welcome to Hell” (“Mirëseerdhët në Ferr”) ka shkaktuar një numër kolosal dëmesh materiale dhe ka lënë mbi 110 policë të plagosur.

Me mijëra kanë qenë efektivët e policisë gjermane që kanë mbarëvajtur rrugët e qytetit ku qindra anarkistë dhe njerëz me bindje të ekstremit të majtë apo siç njihen ndërkombëtarisht “ANTIFA”  kanë grabitur dyqane, kanë djegur makina dhe i kanë vënë flakën objekteve publike në shenjë proteste kundër globalizmit, veçanërisht kundër Trump dhe Putin si edhe kanë hedhur parulla anti-shtetërore dhe pro-refugjatëve.

Supermarkete, ATM, makina dhe rrugë kanë marrë flakë ditët e fundit si pasojë e këtyre protestave. K.H/ tiranapost.al