Aktualitet

(Pamje të rënda!) Reporteri publikon fotot e masakrave të serbëve ndaj popullit të Kosovës

(Pamje të rënda!) Reporteri publikon fotot e masakrave të

Një album me foto që tregojnë krimet serbe në Kosovë është bërë publik sot nga reporteri Habib Zogaj. Imazhet me pamje të rënda janë realizuar prej tij gjatë kohës kur ishte reporter i “Radio Kosova e Lirë”, gjatë luftës në vitet 1998-1999.

"Fotografitë që përfshihen të përgatitura për botim janë nga masakra e Burimit ish-Javiçi i Malishevës dhe nga masakra Turjakës. Albumi si tërësi ka tematika të ndryshme duke filluar që nga masakrat e vitit 1919 e deri në kohën e luftës”, ka rrëfyer Zogaj.

Pjesë e albumit reporteri tregoi se janë edhe foto të realizuara nga ushtarët serb. Në to shihen foto të grave të dhunuara, të trupave të djegur, fëmijë, burra e të moshuar.

Një nga imazhet me të rënda është ky ku shfaqen të pajetë babë e bir, të identifikuar nga reporteri si Valoni e Rrahmani./ Tiranapost.al