Aktualitet

Pamje në Tiranë/ Shoferja përplas motorin dhe më pas dhunon të riun

Pamje në Tiranë/ Shoferja përplas motorin dhe më pas dhunon

https://www.youtube.com/watch?time_continue=504&v=Q_jlAdpJNtA

Një djalë që udhëtonte me motor, jo vetëm që është përplasur nga një automjet, por më pas edhe u dhunua nga drejtuesja e tij në Tiranë.

Në një video të postuar nga emisioni “Stop” shihet sesi, një automjet pasi kishte ndjekur prej disa minutash motorin e përplas në momentin kur ky i fundit qëndron në një karburant. Pas kësaj, gruaja që drejtonte makinën zbret dhe nis të godasë me shkelma djalin e plagosur.

Sipas personit që nisi videon në numrin e emisionit, drejtuesja e mjetit e ndoqi motoçiklistin për të paktën 200 metra me qëllim që ta përplaste.

I plagosuri mësohet se mori disa dëmtime të rënda në trup, për të cilat u kuruar për rreth 3-4 ditë në Spitalin e Traumës. Ndërkohë që për këtë ngjarje drejtuesja e mjetit nuk qëndroi asnjë moment të vetëm në komisarit dhe ndodhet e lirë. Rasti do të trajtohet edhe në vazhdim nga emisioni./ Tiranapost.al