Showbiz

Pamja seksi pas skrivanisë. Vajza në skenë dhe në zyrë

Pamja seksi pas skrivanisë. Vajza në skenë dhe në zyrë

Vajzat e bukura, sado seksi të jenë, sado provokuese të shfaqen, kanë edhe ca armë serioziteti. Dhe u pëlqen t’i tregojnë. Jo se kthehen në zonja me kostum e këmishë duke hedhur një foto nga zyrat ku punojnë, ama pamja e tavolinës së punës apo e mbledhjeve ka tjetër hije dhe e ka të rëndë. Ndoshta vajzave prandaj iu pëlqen ta luajnë edhe këtë kartë.

Për shembull Armina mund të jetë blogere, të merret me biznes, të jetë vajzë spektaklesh ama ka edhe një zyrë ku kopsit punët e saj. Nuk është nga ato zyrat me hije të rëndë, është e këndshme dhe shumë vajzërore, me detaje fashion. Para dy ditësh Armina hodhi një video ku thoshte se po bënte mbledhje në zyrë. Pas suksesit të Arminës qëndroka edhe një staf, i cili patjetër ka nevojë të ketë vendin ku të mblidhet për të koordinuar punët dhe ja ku Armina ia ka krijuar të gjitha kushtet.

Olta Gixharin ne mund ta njohim të gjithë si aktore, si vajzë provokuese, si prezantuese ndonjëherë, si pjesë e ndonjë spektakli, ama ka filluar edhe një punë të re nw njw agjenci dhe puna e do që të kalojë edhe ca orë në zyrë, prej nga ka postuar edhe foton me pamjen më serioze të Oltës që keni parë ndonjëherë. Ose mbase seriozitetin kësaj fotoje ia jep ambienti, se Olta nuk është se ka mbërthyer ndonjë këmishë. Vazhdon të ketë stilin e saj edhe pas skrivanisë.

Ja dhe Luana Vjollca në zyrën e saj prej autoreje programi. Në top Channel, secili nga drejtuesit e një formati televiziv ka një zyrë të vetën, pranë redaksive të stafit të punës. Kjo është e Luanës, që për pak muaj e drejtoi të të dyja kuptimet programin “Shiko kush luan” edhe në skenë edhe pas kuintave, ku sigurisht kishte një staf që duhet ta drejtonte dhe ta mblidhte edhe në zyrë. Te kjo këtu, për të cilën Luana ka tjetër gardërobë.

Ky post u realizua nga Alma Kristo