Aktualitet

Pamja e dashurisë; Kjo është fytyra e Shën Valentinit

Pamja e dashurisë; Kjo është fytyra e Shën Valentinit

Shkencëtarët zbuluan vjet për herë të parë fytyrën e patriarkut të dashurisë, i cili pagoi një çmim të shtrenjtë për historinë e tij romantike 1700 vite më parë. Ekspertët në Brazil arritën të formonin fytyrën e Shën Valentinit duke përdorur teknologjinë tre dimensionale. Për këtë ata u bazuan më së shumti në kafkën e tij.

[caption id="attachment_19117" align="aligncenter" width="391"]250 foto iu bënë kafkës së shenjtorit në Romë. 250 foto iu bënë kafkës së shenjtorit në Romë.[/caption]

Kafka e Shën Valentinit u dixhitalizua dhe më pas tiparet u ndërtuan nga dizajneri i famshëm Cicero Moraes. Ky zbulim vjen vetëm një ditë përpara festës me emrin e tij që miliona njerëz e festojnë në mbarë botën. Eshtra e shenjtorit u fotografua në shumë pozicione në Bazilikën e Shën Mërisë në Romë ku edhe ndodhet e ekspozuar për publikun.

[caption id="attachment_19118" align="alignright" width="300"]Përpunimi grafik i kafkës së Shën Valentinit Përpunimi grafik i kafkës së Shën Valentinit[/caption]

Ekspertët dolën në përfundimin se kjo kafkë i përket një burri europian jo më shumë se 55 vjeçar. Pavarësisht vështirësisë për ta pasur fizikisht në duar kafkën e tij, pasi ajo ruhet me fanatizëm në ekspozitën e bazilikës, ekspertët kanë arritur për herë të parë të ndërtojnë një pamje reale të peshkopit që jetoi në shekullin e tretë.

Version final i punimit e paraqet Shën Valentinin si një burrë me një shikim të ëmbël, lëkurë të bardhë, flokë të gjatë dhe mjekër. Ai është veshur me një tunikë të kuqe, veshja zyrtare e kohës për anëtarët e kishës Romane.

[caption id="attachment_19120" align="alignleft" width="300"]Puna me fytyrën e shenjtorit Puna me fytyrën e shenjtorit.[/caption]

Dizajneri që u mor me krijimin e pamjes së Shën Valentinit tha se: “Ishte një punë emocionuese, i komplikuar por edhe i çuditshëm gjithashtu. Nuk është e lehtë të kesh akses në të tilla relike me vlerë. Ne ishim me fat që u ndodhëm në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Punuam për tre muaj me radhë për të sjellë në këtë ditë fytyrën e Shën Valentinit. Po japim tashmë një referencë vizuale për të gjithë ata që festojnë ditën e të dashuruarve falë tij.”

E.U/ Tiranapost.al