Aktualitet

Palestinezët i vendosën bombë rojeve kufitare/ Hakmerren me sulm të befasishëm izraelitët

Sulm me tanke dhe artileri në Rripin e Gazës kryen sot forcat ushtarake të Izraelit, si hakmarrje për shpërthimin e një mekanizmi plasës pranë një grupi ushtarës që ruajnë kufirin. Ushtarët izraelitë bënin roje në zonë, kur shpërtheu dinamiti i vendosur nën këmbët e tyre.

Tel Avivi nuk njoftoi nëse kishte apo jo viktima. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit me anë të një postimi në Twitter.

Pak orë më pas, izraelitët goditën bazën palestineze me artileri dhe tanke. Nuk ka informacion për dëme, viktima apo për të plagosur. K.H/ tiranapost.al