Aktualitet

Pakujdesia që çoi në shpërthimin e djeshëm të argjendarisë në ish-bllok

Pakujdesia që çoi në shpërthimin e djeshëm të

Detaje të reja janë publikuar për shpërthimin e ditës së djeshme në zonën e ish-Bllokut, në rrugën Vaso Pasha. Mësohet se shpërthimi ndodhi në bodrumin e një argjendarie në katin e parë të një pallati, aty ku kryheshin punimet për riparimin e bizhuterive dhe ku gjendeshin dy bombola të mbushura.

Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial informon se një prej bombolave ishte e mbushur me gazin propan, ndërkohë që tjetra ishte mbushur me gaz kirogjen, që njihet ndryshe si gazi teknik.  Pikërisht bombola me gazin kirogjen u gjet me valvul të hapur dhe sipas dyshimeve, ka pasur rrjedhje në tubin përcjellës mes bombulës dhe pajisjes me të cilën po punohej dhe për këtë arsye ka ardhur dhe shpërthimi.

Në raportin paraprak të përpiluar nga ekspertët zjarrfikës, rezulton ngjarja ka ndodhur për shkak të një pakujdesie njerëzore. Si pasojë e shpërthimit janë lënduar 5 persona, çifti i pronarëve, punonjësja e argjendarisë dhe dy kalimtarë, gjithashtu u dëmtuan edhe 4 automjete të parkuara pranë vendit ku ndodhi shpërthimi./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/shperthimi-ne-ish-bllok-shitesja-e-argjendarise-vazhdon-te-mjekohet-2-kalimtaret-dolen-nga-spitali/

http://www.tiranapost.al/shperthimi-ne-bllok-mes-te-lenduarve-cifti-pronare-te-argjendarise-dhe-dy-te-rinj/

http://www.tiranapost.al/shperthim-i-fuqishem-ne-ish-bllok-dy-te-lenduar/