Qyteti

“Pakti për Universitetin”, Veliaj: Fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur

“Pakti për Universitetin”, Veliaj: Fjalë e

Në kuadër të Paktit për Universitetin ka përfunduar tashmë rikonstruksioni i plotë i konviktit numër 5 në Qytetin Studenti në Tiranë.

Teksa ka publikuar videon e rikonstruksionit të godinës Nr 5, Kryebashkiaku Veliaj siguron se Bashkia e Tiranës bashkë me qeverinë do të vijojë punën me shpejtësi për të mbyllur edhe rikonstruksionin e godinave të tjera në QS, te Mjekësia dhe Inxhinieria. “Pakti për Universitetin: Fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur!Përfundoi rikonstruksioni i godinës 5, në Qytetin Studenti. Bashkë me qeverinë vijojmë punën me shpejtësi për të mbyllur edhe rikonstruksionin e godinave të tjera në QS, te Mjekësia dhe Inxhinieria”, shkruan Veliaj.

Në Qytetin Studenti vijon intensivisht puna për përmirësimin cilësor të kushteve në konvikte, edhe falë përfshirjes së një sërë sipërmarrjesh që po kontribuojnë në këtë proces transformues.

Aktualisht punimet kanë përfshirë ambientet sanitare, tualete, dushe dhe ambientet e përbashkëta.

Po ashtu janë edhe mbi 2000 dhoma ku do të ndërhyhet në periudhën korrik – gusht, kur studentët që strehohen në to mbyllin vitin akademik./Tiranapost/A.C