Aktualitet

Pakti për Universitetin/ Ministrja Shahini jep lajmin e mirë: Anëtarët e bordeve në Universitete do zëvendësohen. Të rinjtë përzgjidhen edhe nga studentët

Pakti për Universitetin/ Ministrja Shahini jep lajmin e mirë:

‘’Në kuadër të paktit për Universitetin, MASR përmbylli me sukses procesin e aplikimeve për anëtarësinë e bordeve në Universitetet publike të RSH.’’

Kështu u shpreh ditën e sotme në një preononncim në facebook, ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Ajo u shpreh më tej se në bordet e universiteteve janë zëvendësuar anëtarët nga radhët e ministrisë ndërkohë që për 3 universitete si ai i Tiranës, universiteti i Mjekësise dhe ai i Gjirokastrës do të rihapet edhe njëherë aplikimi. Ndërsa në universitetet e tjera ka patur mjaftueshëm aplikime cilësore dhe janë bërë zëvendësimet.

Risia këtë radhë ka qenë fakti se një nga kandidatët për anëtarësinë e bordeve në Universitete është propozuar nga studentët, sipas Paktit për Universitetin.

Këtë e konfirmon edhe ministrja Shahini e cila shprehet se tre universitete kanë arritur të kryejnë një process të rregullt zgjedhor dhe 3 kandidatë të përgjidhen si anëtarë të bordeve. Përfaqësuesit e zgjedhur janë në UBT, Universitetin e Vlorës dhe atë të Arteve në Tiranë.

“I uroj sukses anëtarëve të rinj të Bordeve të Administrimit në universitetet publike, përfshirë edhe anëtarët e përzgjedhur nga studentët në tri universitete ku pati proçes të suksesshëm zgjedhor ?”, thekson ajo.

Ministrja ka ftuar në fund të preonocimit të saj që listat e plota t’I gjëjmë në faqen e ministrisë ose në atë të ministres./ Tiranapost.al. 

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/384024312185158/