Lajme nga Bota

Pak a shumë i tha trap, por ja si i kthehet Rex Tillerson presidentit Trump

Pak a shumë i tha trap, por ja si i kthehet Rex Tillerson presidentit Trump

“Mike Pompeo është duke bërë një punë të mrekullueshme, jam shumë krenar për të. Paraardhësi i tij, Rex Tillerson, nuk kishte kapacitetin e nevojshëm mendor. Ai ishte budalla si një shkëmb dhe unë nuk  mund të shpëtoja më herët nga ai. Ai ishte dembel i madh. Tani është tërësisht një lojë e re, një frymë e madhe për Shtetin!” Ky ishte statusi që publikoi një Twitter presidenti amerikan për ish sekretarin e shtetit Rex Tillerson, duke mburrur pasardhësin e tij.

Por ky i fundit ka komentuar dhe ka thënë se presidenti gjithnjë e më shumë po tregohet i padisiplinuar.  Ish sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson ishte i ftuar në televizionin amerikan CBS, ku tha se Trump i kishte kërkuar ndihmë sa kohë ishte në detyrë, madje i kishte kërkuar të bënte gjëra të paligjshme. “Vija nga një kompani e njohur, Exxon Mobil, një kompani të disiplinuar e me staf të tillë, më pas mu desh të punoja me një njeri të padisiplinuar si Trump, i cili nuk ka fare qejf të lexojë, as raportet dhe nuk i kushton rëndësi detajeve. Disa gjëra nuk i lexon far edhe thjesht thotë: Besoj! Vepron me impulsivitet dhe sipas instikteve. Edhe qytetarët amerikanë janë të shqetësuar pasi ata i marrin vesh lajmet me rëndësi vetëm nga Twitteri”.

Kujtojmë se Trump, kur emëroi Rex Tillerson e quajti lider i biznesit global, por më pas e shkarkoi duke thënë se kanë mosmarrëveshje, referuar marrëveshjes bërthamore me Iranin, ku pati përplasje mes tyre./ Marrë nga CBS/ Tiranapost.al.