Lajme nga Bota

Më pak martesa, më shumë divorce. Renditjet sipas rastit në vendet e Europës

Më pak martesa, më shumë divorce. Renditjet sipas rastit në

Cilat vende të BE-së kanë normat më të larta të martesës? Eurostat ka publikuar të dhënat me rastin e Shën Valentinit, dhe rezulton se Lituania ka normat më të larta, me më shumë martesa për 1000 njerëz (7.5) të regjistruara në vitin 2017, e ndërkohë që Rumania renditet pas saj me 7.3. Vendi me më pak martesa renditet Sllovenia me 3.1 për 1000 njerëz, ndjekur pas nga vende të Europës Perëndimore si Italia, Luksemburgu, Portugalia, Franca, Spanja, Holanda dhe Belgjika.

E ndërkohë që thuhet se normat e martesës në përgjithësi në të gjithë BE-në janë në rënie, duke u ulur në pothuajse 50% në terma relativë që nga viti 1965, dyfishim shihet në normat e divorcit.

Eurostat  tregon se rritja e shkallës së divorcit mund t'i atribuohet ligjit në shumë vende të BE-së, që tashmë mund të divorcojë një çift brenda një kohe fare të shkurtër dhe shtimit të disa të drejtave.

Gjithashtu për rënien e numrit të martesave, Eurostat thotë se prej vitesh martesa është konsideruar thuajse në çdo vend si një akt për të shënuar formimin e një familje. E ndërkohë që tendencat e fundit janë më shumë për partneritet pa martesë, si dhe më shumë të drejta për çiftet e pamartuar.

Gjithashtu është zbuluar se në vitin 2016, lindjet nga çiftet e pamartuar ishin më të shumta në numër sesa lindjet e atyre të martuar dhe kjo në shumë vende të BE-së.  Shihni tabelën më poshtë/ Marrë nga Euronews/ Tiranapost.al. E.B