• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Të gjitha TIP top

    Pak frymëzim për javën, direkt nga “wish list” e blogereve


    Bota e modës po përgatitet për javët më të zëna të shtatorit, me sfilata dhe fotografë. Shumica e blogereve kanë filluar të bëjnë gati listën e gjërave që ju duhet që tani. Njëra nga influencueset shkruajti dje në rrjetet sociale “java e modës në Milano do edhe ca kg më pak, ndaj duhet të filloj dietën!” 
    Ndërkohë që ato po bëjnë blerjet e reja, unë i hodha një sy listës së tyre të dëshirave. Pse të mos i huazojmë disa nga gjërat që do bëhen trend shumë shpejt?

    Foto nga Instagram

    Duket sikur të gjitha janë fiksuar pas shapkave me majën katrore. Edhe pse në dukje aspak elegante, ato janë shndërruar për një kohë të shkurtër në must. I veshin ashtu siç j’ua ka qejfi! Disa me xhaketa dhe streçe çiklisti, disa me fustane a me funde.

    Foto nga Instagram

    E meqë jemi tek fustanet, sa më voluminoze, aq më mirë! Kanë patjetër një rresht me fjongo, ose kurriz me dekolte. Por duket se fustanet nuk i veshin dot pa i shtuar qafës disa vargje me varse.

    Foto nga Instagram

    Nuk kanë hequr dorë as nga kapset e karficat, dhe as nga fjongot e lidhura tek bishti apo topuzi. I bëjnë bashkë disa lloje, perla e gurë, guaska dhe flori.

    Foto nga Instagram

    Mos u çudisni kur të shihni shapkat e famshme me gisht, t’ju zënë murin Instagram-it. Ja për shembull, kjo vajza në foto mund t’ju duket që ka dalë gabimisht me shapkat e dushit. Por jo! Në javën e modës në Stockholm janë parë shumë nga blogeret me shapka të tilla, që po u bënë trend, e kemi të thjeshtë fare zgjidhjen. Mund të blesh 20 palë të ndryshme pa t’u dridhur dora.

    Foto nga Instagram

    Kam parë shumë fustane të verdha këtë sezon. Jo atë të verdhën e mërzitshme, që na tregon të zbehta. Por një tonalitet pastel, që është diku mes të verdhës dhe jeshiles. E tregon edhe lëkurën më të nxirë dhe të tonifikuar. Duke u frymëzuar dhe unë nga ato, qepa dhe për vete një të tillë. Me mëngët voluminoze, bustin në formë “zemre”, dhe flutura tek beli. Po ju lë të shikoni galerinë me foto që kam përzgjedhur këtë javë.

    Foto nga Instagram

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post