Nën lupën e Stela Sallakut

Pak e saktë, si Arilena

Pak e saktë, si Arilena

Me Arilenën kam rastisur në ashensor disa vite më parë. “Përshëndetje!”, më tha, teksa shtypi butonin e katit respektiv. M'u duk vajza më e bukur që kisha parë. Dhe jo e bukur krahasuar me standardin “Kardashian”, por me atë të princeshave dhe princërve në përralla. Me flokët e artë, qerpikë të gjatë e të definuar, vetulla të plota e sy të tërhequr. Buzëqeshte gjithë kohës, a thua se njiheshim prej kohësh!

Më ka bërë përshtypje edhe performanca e saj në festival, ku fitoi dhe çmimin. I vetmi truk që kishte, ishte rimeli, i cili thuajse nuk dukej fare. Në përditshmërinë e saj vishet thjesht. Madje me një t-shirt a xhinse, kanotiere ose streçe. Tamam sipas moshës së saj, do thoshte ime më. Ka bërë dhe ndonjë gabim të vogël në stilim, por i lejohet.

Nuk mban taka të larta, vetëm kur nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Por nëse do ia linin asaj në dorë gjithmonë, jam e sigurt që do dilte me atlete edhe në ekran. Shohim fillimisht 5 veshjet më të mira.

[caption id="attachment_367431" align="aligncenter" width="477"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Më pëlqen shumë kalimi që bën, nga casual në klasike. Ka gjithnjë një prekje të sajën tek kombinimi final. Flokët e kapur lart e tregojnë tamam si vajzë të vogël.

[caption id="attachment_367432" align="aligncenter" width="478"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Një nga elementët më të bukur të gardërobës femërore, është kostumi. Sidomos ai i ziu, me xhaketë dopiopet.

[caption id="attachment_367433" align="aligncenter" width="406"] (Foto nga Instagram)[/caption]

E gjithë veshja është shumë interesante. Tamam për paraditen e së shtunës.

[caption id="attachment_367435" align="aligncenter" width="599"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Edhe në emision nuk tenton të dalë nga vetja. Preferon një xhaketë lëkure, me zinxhir anësor dhe asimetrik me fund me palë korenti.

[caption id="attachment_367436" align="aligncenter" width="478"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Kjo është padiskutim veshja më shik që Arilena ka në profilin e saj zyrtar në Instagram. Mashkullore, por me një prekje sensuale!

Kalojmë tek pesë sugjerime

[caption id="attachment_367437" align="aligncenter" width="596"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Më pëlqen pjesa e sipërme e veshjes, pra xhaketa, këmisha dhe papioni. Por mendoj që pantallonat laps nuk i rrinë mirë stilit.

[caption id="attachment_367438" align="aligncenter" width="547"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Ky fustan mund të duket shumë i bukur nëse do e vishte një person me stil pak më guximtar. Mendoj që e rrit dhe në moshë.

[caption id="attachment_367444" align="aligncenter" width="595"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Sugjerimi im këtu është për make-up. Ka një ndryshim të madh me herët e tjera ku është pak më “aqua e sapone”, si i thonë italjanët.

[caption id="attachment_367434" align="aligncenter" width="473"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Më pëlqen shumë xhaketa, i vetmi sugjerim që kam është për pantallonat që mendoj se duhet të ishin gjithashtu të bardha.

[caption id="attachment_367441" align="aligncenter" width="510"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Edhe pse nuk jam fanse e streçeve të ngushta, dhe dekoltesë alla J.LO, nuk dua të komentoj stilin. Por për ta personalizuar siç duhet kombinimin, këpucët duhet të ishin stilettos.