Aktualitet

Pak ditë pasi mbërrijnë në Irlandë, shqiptarët arrestohen

Një armë është gjendur në makinën e shqiptarëve, të cilët janë ndaluar nga policia në rrugët e Dublinit, të premten e kaluar.Si pasojë, Lorenc Dashi 34 vjeç, Mariglen Hoxha 21 vjeç dhe Arlind Rrapaj 22 vjeç, u akuzuan për posedim armësh pa leje dhe në rrethana dyshuese.

Lorenc Dashi është akuzuar më parë për pengimin e një oficeri policie, lëvizje pa leje qarkullimi dhe pa sigurime.

Gjykatës i’u bë e ditur se arma u  gjend e fshehur poshtë një dyshemeje false pas vendit të pasagjerit. Dy prej shqiptarëve kishin arritur në Dublin tre javë më parë dhe kishin kërkuar statusin e refugjatit.

Dosja e tyre po shqyrtohej dhe atyre i’u ishte dhënë një leje e përkohshme qëndrimi brenda Republikës së Irlandës. Por ata kishin thyer rregullin duke shkuar në Veri të Irlandës.

Dy shqiptarët nuk dinin të komunikonin anglisht dhe u desh që një prej të pandehurve t’i përkthente, në mungesë të një përkthyes shqiptar. Në mungesë të plotësimit të aplikimit, të tre shqiptarët u lanë në burgim për dy javë.