• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Pagat, shtëpitë, kursimet. Pasuria e 5 kandidatëve për kryeministër në Kosovë


    Ndërsa në 6 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, në vëmendje të medias vendase rikthehet pasuria e kandidatëve për kryeministër. Deklaratat e tyre për pasurinë u bënë muaj më parë para Agjencisë Kundër Korrupsionit.

    Deklaratat e pasurisë për 5 kandidatët:

    Albin Kurti – (nga LëvizjaVetëvendosje) zotëron një apartament prej 67 metrave katror në vlerë prej 400 mijë eurove, i cili është në pronësi të bashkëshortes së tij në Norvegji. Kurti nuk ka deklaruar asnjë pronë të paluajtshme në pronësi të veten. Lideri i VV-së ka deklaruar se nga paga që merr si deputet i Kuvendit të Kosovës, ka vlerë vjetore prej 19,189 euro, kurse bashkëshortja e tij 42, 240 euro, të cilat i merr nga Instituti Norvegjez i Çështjeve Ndërkombëtare (NUPI).

    Fatmir Limaj – (nga Nisma – AKR) ka deklaruar se në pronësi ka një banesë në vlerë prej 70 mijë euro, një truall në vlerë prej 500 mijë eurosh si dhe një shtëpi në vlerë të 250 mijë eurove.  Limaj posedon një veturë të tipit BMË në vlerë 10 mijë euro, ndërsa para të kursyera ka 6,985 euro. Si zëvendëskryeministër i qeverisë në largim, Limaj deklaroi se merr pagën mujore prej  pagën 2,687 euro, ndërsa bashkëshortja e tij merr 5.400 euro pagë vjetore.

    Kadri Veseli – (nga PDK) ka deklaruar se ka një banesë prej vitit 2001 në emër të bashkëshortes së tij, në vlerë prej 97.000, një lokal afarist me sipërfaqe prej 270 metra katrorë, vlerën e së cilës nuk e ka deklaruar, posedimin e një shtëpie prej 350 metra katrorë e trashëguar nga prindërit e tij, si dhe tokë në mal prej 10 hektarë po ashtu e trashëguar. Si kryetar i Kuvendit, Veseli pati deklaruar se merr pagën prej 33 mijë e 870 eurove. Gruaja e tij Violeta merr pagë vjetore prej 3.420 euro si profesoreshë në Gjimnazin “Sami Frashëri” dhe 17 mijë e 640 euro nga Kobit PC. Veseli po ashtu ka deklaruar një veturë Jeep në vlerë 16 mijë e 300 euro dhe para të kursyera në dy banka së bashku me gruan e tij në vlerë prej mbi 6 mijë euro.

    Ramush Haradinaj – (nga koalicioni AAK- PSD) ka deklaruar se ka një shtëpi banimi të lëshuar me qira, shtëpi familjare–kullë, tokë kodrinore, tokë-truall, shtëpi banimi dhe një banesë. Haradinaj në deklarimin e pasurisë ka treguar se ka para të gatshme në vlerë 71.720 euro, të cilat i mban në njërën nga bankat në Kosovë, por gjithashtu ka edhe detyrime financiare siç është kredia në vlerë 133.931 euro.

    Vjosa Osmani – nga (Lidhjes Demokratike të Kosovës) ka treguar se ka një banesë, vlera e së cilës në euro është 40 mijë euro, po ashtu një garazhe e cila ende është e papërfunduar por që kap shifrën 2 mijë e 500 euro. Osmani  zotëron edhe një parcelë toke, vlera e së cilës arrin në 38 mijë euro. Osmani ka rreth 48 mijë euro para të gatshme në institucionet financiare. Gjithashtu deputetja ka deklaruar se ka edhe një detyrim financiar ndaj personave juridik dhe fizik, detyrim financiar prej 10 mijë euro./ Referuar TCH/ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690