Showbiz

Paçi fatin e Blue Ivy-t të Beyonce-s

Paçi fatin e Blue Ivy-t të Beyonce-s

Fat i madh duhet të jesh që të lindësh nga Beyonce dhe Jay Z, çifti më i pasur i showbiz-it në botë, të paktën sipas klasifikimeve të ca kohëve më parë. E pra, Blue Ivy i ka të gjitha mundësitë për të bërë karrierë, se për të famshme e tillë ka lindur.

Me vetëbesim, me kokën lart, duke luajtur me fotografët e duke i trajtuar prindërit si t`i kishte asistentët e saj, Blue Ivy shkëlqeu në premierën e “The Lion King”.

Nuk ka shfaqur interes për muzikën deri më sot. Duket se interesat e saj janë rreth modës. Për shkollimin e Blue Ivy-t në “Center for Early Education” në Los Angeles, prindërit paguajnë 21-35 mijë dollarë në vit  dhe atje ka vetëm 60 nxënës.

[caption id="attachment_398975" align="aligncenter" width="1030"] Blue Ivy me pushime[/caption]

Pushimet? Ato i bën me jaht rreth Detit Mesdhe. Kur Blue Ivy vizitoi muzeun e Louvri-t, ai u mbyll për publikun. E thamë pra, paç fatin e Blue Ivy-t.

*Ky post u përshtat nga Vanity Fair dhe është realizuar nga Fabjola Hije.