Aktualitet

“Pa ty do isha askushi”. Stefano Gabbana i uron 60-vjetorin e lindjes Domenico Dolce

“Pa ty do isha askushi”. Stefano Gabbana i uron 60-vjetorin e

E uron “Gëzuar ditëlindjen”, duke e cilësuar “mik të madh”, por edhe si një bashkëpunëtor unik dhe të papërsëritshëm. Stefano Gabbana përdor rrjetet sociale për të shprehur të gjithë afeksionin e tij ndaj Domenico Dolces, ish shokut të tij të jetës, i cili po feston 60-vjetorin e lindjes.

Nuk është një urim i thjeshtë, por diçka më shumë.

Gabbana vë në dukje rolin e rëndësishëm që Dolce ka pasur në jetën e tij. “Pa ty do isha askush”, shkruan ai.

Nuk e ka për herë të parë mesazhet e rëndësishme Gabbana. Në 2004, vit në të cilin përfundoi dhe marrëdhënia e tyre ai i shkroi një letër të gjatë me shkrim dore, ku ndër të tjera theksonte se: “dashuria ende ekziston, por thjeshtë është transformuar”.

Ky post u realizua nga E.B. Lajmi i referohet corriere.it. Copyright Tiranapost.al.