Aktualitet

"Pa ngrënë, pa pirë dhe shokët më thonë zhuls". Historia e tre djemve të vegjël që po i përlot të gjithë

"Pa ngrënë, pa pirë dhe shokët më thonë

“Pa ngrënë dhe pa pirë edhe më shanin shokët, zhuls”, këto janë fjalët e njërit nga djemtë e familjes Shima. Varfëria e tejskajshme e për rrjedhojë kushtet e vështira të jetesës i kanë bërë tre djemtë e kësaj familjeje më vulnerabël ndaj bullizmit. Përpos përballjes me sfidën e përditshme të të atit dhe djemve për të siguruar të ardhura nga mbledhja e kanaçeve, pasi e ëma është e sëmurë, u duhet të përballen edhe me dhunën fizike dhe verbale të mësueses në shkollë dhe bashkëmoshatarëve.

“Në shkollë nuk kemi asnjë shok, sepse nuk na duan dhe nuk na afrojnë fare. Më kanë shtyrë disa herë dhe unë i kam thënë mos më ngacmoni se jam gjynah. Kurse mësuesja prapë ma ka shkulur mua veshin, e më rreh mua. Mësuesja na lë të ulur në bankë vetëm, sepse jemi të varfër dhe nuk jemi si ata. Unë kam qejf të ulem me shokë, kurse ata nuk pranojnë. Prandaj edhe unë nuk duam të shkojmë në shkollë. Kemi turp. Ne nuk kemi lekë as për të blerë librat apo mjetet që na duhen”, kanë thënë djemtë për emisionin investigativ Stop në Tv Klan që ka denoncuar edhe rastin.

https://www.instagram.com/p/BoKTB8_jnkU/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=t8n852axnme2

I prekur nga historia, drejtuesi i programit, Gent Zenelaj shkruan në Instagramin e tij: “Kur bota i thotë zhuls një fëmije ëndrra më e madhe e të cilit është: Të ketë bukë”.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.