• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    OSHEE sqaron ndërprerjen e energjisë në Tiranë: Shkak punimet e UKT


    Zona të ndryshme të kryeqytetit kanë vuajtur ndërprerejn e energjisë elektrike. Shkak për këtë është bërë dëmtimi i rrjetit elektrik nga institucione shtetërore dhe subjekte private.

    Është Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) që bën konstatimin duke theksuar se për subjektet përgjegjëse për dëmtimin e rrjetit ka bërë edhe kallëzimet penale.

    Një ndër këto institucione është edhe Bashkia Kamëz, ku si pasojë e punimeve të ujësjellës-kanalizimeve, është dëmtuar tre herë brenda 5 ditëve sistemi elektrik i OSHEE, duke lënë pa drita Kamzën dhe zonën e Paskuqanit.

    Tjetër rast është ai i firmës kontraktore 4AM, e cila duke punuar për Unazën e Madhe, për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, dëmtoi linjat e OSHEE duke lënë një pjesë të Kopshtit Botanik pa energji elektrike.

    Dëme kanë shkaktuar edhe punimet e kryera nga Bashkia Tiranë apo Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

    Kështu, dy ditë më parë, 2 fidra pësuan dëmtime nga punonjës të ujësjellësit, duke lënë pa energji elektrike zonën pranë ish-Stadiumit “Qemal Stafa” dhe një pjesë të “Rrugës së Elbasanit”, ndërsa dëmi tjetër la pa energji zonën e Tiranes së Re, ish-bllokun, etj.

    Në këtë kuadër, OSHEE, i bën thirrje të gjitha kompanive që për çdo punim, të njoftojnë paraprakisht kompaninë e shpërndarjes për t’u njohur me rrjetin.