• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    OSHEE aksion në Shkodër, 67 të proceduar për vjedhje të energjisë


    OSHEE ka ndërmarrë një aksion në Shkodër në disa prej zonave më problematike për vjedhjen e energjisë.

    Mësohet se janë ushtruar 1 mijë kontrolle dhe janë konstatuar 18 raste linjash furnizimi jashtë matjes, 35 raste rilidhjesh të paligjshme, 7 raste furnizimi pa kontratë dhe 3 ndërhyrje në sistemin e matjes.

    OSHEE ka depozituar procedim në organet e drejtësisë për 63 konsumatorë (biznese dhe familjarë)./Tiranapost/A.C