• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    OSBE publikon raportin ligjor për lirinë e medias në Shqipëri


    Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, bëri publik sot një shqyrtim ligjor të Projektligjit për Shërbimet e Medias në Shqipëri. Ai thekson se duhet që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend.

    Ndërkohë që gjatë raportit si shkruan se, “bllokimi ose pezullimi i botimeve në internet konsiderohet një masë ekstreme e shtetit kundrejt të drejtës së lirisë së shprehjes dhe për këtë arsye pranohet nga standardet ndërkombëtare vetëm në rastet e shkeljeve shumë serioze të të drejtave të tjera të njeriut ose parimeve demokratike”.

    Gjithashtu OSBE-ja vlerëson se ka përmirësime të dukshme në paketën anti-shpifje të paraqitur nga qeveria, ndërsa thekson si të rëndësishme heqjen e dispozitave të mëparshme lidhur me regjistrimin dhe bllokimin e emrit të domenit./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]