• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    OSBE për marrëveshjen PS-PD për Zgjedhoren: Në kohën e duhur, do vijojmë të kontribuojmë


    OSBE mirëpret marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore mes opozitës dhe maxhorancës. Në një reagim në faqen zyrtare të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, thuhet se është një hap i parë i rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, ku do trajtohen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në dobi të qytetarëve shqiptare.

    Dy negociatorët e opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI, u ulën sot në një tryezë me dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari. Sipas palëve reforma do të përfundojë jo më vonë se 15 marsi i këtij viti.

    Ndërkombëtarët e konsiderojnë hapin e dyhur të palëve për të zgjidhur krizën mes tyre e duke garantuar zgjedhje të lira e të ndershme për qytetarët shqiptarë, por pati dhe nga ata të clët marrëveshjen sot mes palëve e lidhën me një ‘marrëveshje’ të fshehtë mes dy liderëve, Ramës dhe Bashës.

    Topalli shkruante në Facebook se, Rama dhe Basha janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit pasi u pushua çështja në gjykatë kundër liderit demokrat.
    E ndërsa kreu i Bindjes demokratike shkruante se kjo marrëveshje për të hyrë në zgjedhje dhe për të bërë reformën ishte pikërisht largimi i kryeministrit.

    Reagimi i plotë nga OSBE në Shqipëri:

    Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore. E shohim këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca është e gatshme të vijojë të kontribuojë në procesin e reformës zgjedhore, në përputhje me mandatin e saj.

    ***

    The OSCE Presence in Albania welcomes today’s political agreement on electoral reform. We consider it a first important step towards a full and timely electoral reform that will address all outstanding OSCE/ODIHR recommendations for the benefit of all Albanian citizens. The Presence stands ready to further contribute to the electoral reform process according to its mandate. / Tiranapost.al 

     

    Zgjedhorja/ Patozi thumbon opozitën: Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës

    Pakti politik/ Jozefina Topalli e komenton si ‘marrëveshje’ të fshehtë Rama-Basha

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post