• Shqip
  • English
  • E hënë, 27 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    OSBE e prerë me opozitën: Zgjedhjet do mbahen më 30 qershor! Pikë!


    OSBE i ka bërë të qartë opozitës së data e zgjedhjeve është 30 qershori. Gjatë një takimi me krerët e partive të vogla opozitare, ambasadori i

    OSBE, Borchard ka kërkuar futjen e opozitës në zgjedhje. “Kemi një datë zgjedhjesh, 30 qershorin. Pikë.”, ishte përgjigjia e prerë e ambasadorit.

    Pyetje: Çfarë u sugjeruat partive politike në takim?

    Ambasadori Borchardt: Të mendojnë për një zgjidhje, dhe kjo zgjidhje duhet gjetur në Shqipëri. Ka shumë mënyrë për të gjetur një zgjidhje, por u takon atyre dhe partive të tjera politike që të bien dakord për njërën prej tyre.

    Pyetje: A keni ndonjë propozim konkret?

    Ambasadori Borchardt: Kjo nuk na takon neve. Ne i nxitim partitë politike të ecin përpara, të gjejnë zgjidhje dhe ne jemi ata që mund të japin ekspertizë se cilat zgjidhje mund të funksionojnë dhe si mund të funksionojnë. Por se cila do të ishte zgjidhja e mirë për një vend… ky është një vendim sovran. Ne vetëm mund të këshillojmë për funksionimin e këtyre zgjidhjeve.

    Pyetje: A është ide e mirë shtyrja e zgjedhjeve për t’u dhënë kohë partive të gjejnë kompromis?

    Ambasadori Borchardt: Për momentin kemi një datë zgjedhjesh, 30 qershorin. Pikë. Ndryshimi i datës është një proces i ndërlikuar.

    Pyetje: Ata ju thanë se diçka e tillë ka ndodhur me certifikatat në vitin 2007. Pse është e ndërlikuar këtë herë?

    Ambasadori Borchardt: Sigurisht që shtyrja e zgjedhjeve ndodhi në 2007-n, por a është kjo një zgjidhje e mirë? Kjo është diçka që duhet ta vendosin aktorët politikë në vend. Pastaj, vetëm shtyrje? Çfarë do të ndryshonte kjo?

    Pyetje: Çfarë roli mund të luajë Presidenti i Republikës së Shqipërisë?

    Ambasadori Borchardt: Më vjen keq, por nuk mund të flas në emër të presidentit.

    Pyetje: Partitë brenda në takim folën për rolin e presidentit.

    Ambasadori Borchardt: Por kjo është mes tyre dhe Presidentit, nuk më takon mua të komentoj. Unë e respektoj shumë Presidentin e këtij vendi.

    Pyetje: A jeni takuar me Kryeministrin e Shqipërisë këtë javë apo ditë?

    Ambasadori Borchardt: Jo këtë javë.

    /Tiranapost/A.C