Aktualitet

OSBE e interesuar për reformat në Shqipëri. Mesi: Qeveria e vendosur, duhet angazhimi i opozitës

Esencë editori/OSBE ka dërguar në Tiranë Përfaqësuesin e Posaçëm për Evropën Juglindore, Z. Mark Pritchard i cili ka zhvilluar një takim me zv.kryeministren, Senida Mesi. Përfaqësuesi i OSBE ka kërkuar informacion për ecurinë e reformave të rëndësishme për procesin integrues të vendit, ndërkohë që Mesi ka thënë se qeveria ka vullnetin maksimal për përmbushjen e tyre, por duhet edhe angazhimi i opozitës.
OSBE e interesuar për reformat në Shqipëri. Mesi: Qeveria e

Për sa i përket reformave që po ndërmerren në Shqipëri, Znj. Mesi nënvizoi faktin se ato duhet të thellohen dhe përshpejtohen për të mirën e vendit dhe shqiptarëve, duke kërkuar jo vetëm angazhimin e mazhorancës, por njëkohësisht edhe të opozitës.

Në kuadër të reformës në drejtësi, ZëvendësKryeministrja Mesi u konfirmoi përfaqësuesve të lartë të OSBE-së se procesi i vettingut po ecën dhe ka dhënë tashmë rezultatet e para, por natyrisht që duhet thelluar dhe përshpejtuar në të ardhmen.

“Ndërtimi i strukturave të tilla si SPAK apo Byroja Kombëtare e Hetimit janë hapa të tjerë thelbësorë që Shqipëria duhet të plotësojë deri në vendimin e Qershorit 2019”, u shpreh ajo. Në përfundim, ZëvendësKryeministrja Mesi konfirmoi vendosmërinë e Qeverisë Shqiptare për të reformuar njëherë e përgjithmonë sistemin e drejtësisë pasi vetëm një drejtësi e re do të mund të përforcojë demokratizimin, zhvillimin dhe përshpejtojë anëtarësimin në BE.

Ky post u realizua nga E.B. Lajmi i referohet njoftimit të zyrës së zv.kryeministres, Senida Mesi. Copyright Tiranapost.al.