• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    OSBE çel aplikimet për vëzhgues në zgjedhjet e 30 qershorit


    Pavarësisht se kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve për të zgjidhur krizën politike, Basha pas një mbledhje me strukturat e PD dhe aleatët vendosi për protestën e radhës që do mbahet me 25 maj, duke mos lënë ende mundësinë për dialog.

    Por ndërkombëtarët kanë hedhur një hap para. Në faqen zyrtare të OSBE për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut ( ODIHR) është shpallur thirrja për vëzhgues në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

    OSBE është institucioni udhëheqës në Europë sa i përket vëzhgimit të zgjedhjeve dhe ku njoftim vjen në një kohë kur opozita ka bërë të qartë se nuk do futet në zgjedhje, madje nuk do të lejojë të mbahen.  ODIHR organizon dhe koordinon vendosjen e misioneve të shumta vëzhguese me mijëra vëzhgues çdo vit për të vlerësuar përputhjen e zgjedhjeve në shtetet pjesëmarrësve të OSBE me standardet ndërkombëtare. Në faqen zyrtare gjendet edhe lista e stafit për tu rekrutuar.

    Kujtojmë se para pak ditësh, burime për Top Channel konfirmuan se Britanikja Audrey Glover është zgjedhur në krye të misionit të ODIHR, pra kryetarja e misionit afatgjatë të monitorimit të zgjedhjeve.  Kliko linkun këtu. / Tiranapost.al E.B

    Zgjedhjet/ Ndërkombëtarët fillojnë përgatitjet për monitorimin: Britanikja Audrey Glover në krye të misionit të ODIHR