Aktualitet

OSBE anketë: Gjysma e grave shqiptare janë dhunuar psikologjiksht. Mos hesht!

OSBE anketë: Gjysma e grave shqiptare janë dhunuar psikologjiksht. Mos

Gjysma e grave shqiptare kanë pësuar dhunë psikologjike nga partneri, por asnjëherë ato nuk kalojnë kufijtë e familjes për të kërkuar ndihmë. Ky është rezultati i anketës së OSBE-së të kryer në Shqipëri me 1800 gra.

Në ditën kundër Dhunës me Bazë Gjinore, OSBE ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi të quajtur “Jepi fund heshtjes”. Fushata do të zhvillohet gjatë 16 ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

“Rezultatet e anketës së OSBE-së treguan se 19 për qind e grave kanë përjetuar dhunë fizike dhe 4 për qind thonë se kanë pësuar dhunë seksuale nga partneri intim. Më shumë se gjysma e grave (62%) kanë pësuar dhunë psikologjike nga partneri. 34% e grave kanë pësuar ngacmim seksual që prej moshës 15-vjeçare dhe 17% e kanë pësuar këtë lloj ngacmimi gjatë 12 muajve përpara zhvillimit të anketës. Rrallë gratë i denoncojë rastet e dhunës tek autoritetet përgjegjëse.

Vetëm 3% e grave, që pësuan dhunë nga partneri aktual, denoncuan në polici rastin që iu dukej më i rëndë, dhe thuajse gjysma e grave të intervistuara në Shqipëri (48) mendojnë se dhuna në familje është një çështje private, e cila duhet të trajtohet brenda familjes. Turpi, frika, varësia ekonomike dhe mosbesimi tek institucionet janë pengesat kryesore të identifikuara nga gratë si arsye për mosdenoncimin e dhunës.

Dhuna kundër grave ndodh në hapësira private dhe publike: në shtëpi, në punë, në shkolla dhe universitete, në rrugë dhe në mjetet e transportit publik. Në Shqipëri, dhuna ofrohet përmes Linjës Kombëtare të Këshillimit, www.hotlinealbania.org, në numrin falas të telefonit 116 – 117”, thuhet në njoftimin e OSBE.

Fushata “Thyej Heshtjen” do të jetë në mediat sociale të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri (profili në Instagram këtu). Këtë muaj, OSBE-ja do të shpërndajë postera në rajonet e policisë, në mbarë vendin, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për dhunën ndaj grave dhe rolin e policisë në luftën kundër kësaj dhune./ Tiranapost.al