Nën lupën e Stela Sallakut

Orinda Huta nën lupën e Stela Sallakut

Bukuroshja bjonde me sytë e kaltër, e cila kurorëzoi historinë e saj të dashurisë pak ditë më parë, do jetë sot protagoniste e rubrikës ‘Nën lupë’. Dua t’i uroj fillimisht të ketë një jetë të mbushur me lumturi dhe bekime të panumërta si në anën profesionale po ashtu dhe në atë  private.

Për sot kam përzgjedhur dhjetë look të ndryshëm të cilët i kam klasifikuar në pesë më të realizuarit dhe pesë të cilët kanë nevojë për ndonjë ndryshim. Nuk dua të lë pa përmendur fustanin magjik, i përzgjedhur me kujdes nga ajo në katalogun e pasur të “Geraldina Sposa”, për ta shoqëruar deri në altar. Velloja e kokës i jepte pamjen e Hirushes së kohëve moderne.

Po e filloj nga pesë look më të realizuar.

orinda huta 1

1- Një ndër veshjet më të dashura me të cilën e kam pare Orindën deri më sot. Nuanca i harmonizon lëkurën dhe flokët, duke i nxjerrë në pah sytë. Kopsat në kurriz kanë dy efekte, zgjatës të siluetës dhe i japin prekjen embëlsuese. Duket si kukullat e porcelanit. Vëthët janë një nga tendencat e këtij sezoni, të klasifikuar si “pranverë në veshët e femrës”. Këpuca nuk është dominante por përshtatet mirë me pjesën tjetër.

orinda huta2

2- Pa dyshim që fustani “baby blue” do ishte një tjetër sukses. I jep një pamje prej zonjushe të sofistikuar, nxjerr në pah sytë dhe gjatësia është e duhura. Duhet të kemi parasysh që nuanca bojëqielli ka disa limite, nëse veshja është më e shkurtër se duhet, klasifikohet në veshje teatri apo kinemaje, sigurisht është e gabuar ta veshësh në përditshmëri, sidomos në televizion. Është shumë e thjeshtë të gabosh dhe me prerjen që zgjedh, ose do të të tregojë të madhe në moshë, ose dukesh qesharake. Pastaj është dhe problem i këpucëve sepse në rregullat e dizajnit bojëqielli shkon vetëm me një nga tonalitetet e tjera të veta. Përveç disa rasteve që do t’i shohim më tutje.

orinda huta 3

3- Polka po bën bujë këtë sezon, që kur dizajneri francez, Jacquemus krijoi këmishën me mëngët tipike franceze, nuk ngeli vajzë dhe zonjë pa e përvetësuar. Orinda ka zgjedhur të anasjelltën e tradicionales, pra fusha e zezë me pikatë bardha por i shkon tej mase. Gabimi që bëhet zakonisht me polkën është se mosha të ndryshme zgjedhin madhësinë e gabuar të pikave. Dior thotë se moshat e reja duhet të zgjedhin pika të vogla dhe moshat më të rritura pika në madhësinë e vezës.

orinda huta 4

4- “Little black dress”, i cili u krijua rastësisht nga Coco Chanel, por sot një garderobë duhet ta ketë se s’bën. I punuar në dantellë jep maksimumin. Por nuk duhet bërë gabim në përzgjedhjen e këpucës, duket si punë e thjeshtë por më besoni që nuk është ashtu. Edhe flokët më duken në harmoni me pjesën tjetër të outfitit.

orinda huta 5

5- Më pëlqeu kombinimi i copës pastel me kuadrate gri, sidomos me prerjen femërore dhe mëngët “statement”, të cilat janë must këtë sezon. Flokët e ndara në mes i japin gjatësi portretit dhe theksojnë vetullat.

orinda huta 6

6- Po e vazhdoj me veshjet më pak të realizuara, dhe fustani në nuance portokalli në pjepër më pëlqeu si nuancë, por prerja nuk më duket e harmonizuar siç duhet. Kjo nuance është problematike si në kombinim dhe në stilim. Në përgjithësi nuk preferohet të përdoret për fustane, sidomos për ato me fruda, vetëm në ndonjë rast të veçantë. Aksesorët në këtë ngjyrë janë më përfaqësues dhe kanë përdorim më të gjerë. Flokët më pëlqejnë shumë, po ashtu dhe sandalet të veçuara.

orinda huta 7

7- Në këtë veshje gjysmë-çizmet “çorape”, sipas emërtimit që morën këtë vit, janë të preferuarat e mia. Pastaj nuk ka balance në pjesën tjetër të veshjes. Fundi është në gjatësi jo të duhur (duhet të ishte më i gjatë ose më i shkurtër) për t’u harmonizuar me xhaketën pa mëngë, e cila gjithashtu duhet të ishte më e shkurtër. Po jap disa sugjerime të përdorimit të nuances portokalli.

orinda huta 11

orinda huta 12

orinda huta 8

8- Nuanca e fustanit rozë më pëlqen. I vetmi problem që mendoj se ka veshja janë frudat e vogla rreth e qark. Ka më shumë se sa duhet dhe duke qenë vetë të ngarkuara, prishin balancën në tërësi. Busti i zi do një fustan minimalist ose një t-shirt të gjatë, kujtoni Kim-in në cover për Vogue Australia.

orinda huta 9

9- Orinda është një ndër prezantueset më simpatike që kemi, mund ta them me bindje dhe mendoj që me veshjet dhe kombinimet e duhura i amplifikon tiparet e saj natyrale. Romperi që kaveshur me thekët e mëdha nuk është i këshilluar për paradite, dhe aq më tepër me këpucë stiletto. Ndoshta për plazh dhe me atlete do jepte tjetër pamje.

orinda huta 10

10- Një tjetër fustan “candy”, i cili i jep hijeshi dhe pamje prej një zonjushe të ëmbël. Ajo që nuk më pëlqen janë këpucët. Do t’i këshilloja portokalli ose jeshile.