Aktualitet

Orinda gjen fustanin e saj të ëndrrave dhe është wow!

Çdo javë Orinda Huta shoqëron nuset e ardhshme ne sallonin e Geraldina Sposa-s për të zgjedhur fustanin e tyre të bardhë. Ndërkohë që dita e saj e madhe po afron, të gjithë janë kureshtarë: po vetë Orinda çdo të zgjedhë. Në një postim sot në rrjetet sociale, salloni i njohur i veshjeve të nusërisë, ka hequr një pjesë të kuriozitetit dhe të gjithë kanë mësuar se bëhet fjalë për një fustan ekskluziv, të ardhur enkas për të: “Orinda gjen fustanin e saj te ëndrrave. Dhe ëndrra e saj është kaq speciale: ka ardhur enkas për të nga koleksionit 2018, stiluar nga Herve Moreau. Pasi për shumë vite ajo ka sfiluar me fustanet e Geraldinës, për ditën e saj të madhe, sigurisht që duhej diçka kaq e veçantë”, shkruhet në këtë postim.

Për të parë se si është ky fustan kaq i veçantë do duhet të presim 27 korrikun, ditën kur Orinda Huta do lidhet në martesë me Turjan Hyskën, me të cilin ka një lidhje pothuajse dhjetë vjeçare dashurie, në një dasmë ku siç ka deklaruar vajza e njohur e ekranit, nuk do ketë tepri por shije të hollë dhe vetëm një fustan, për ta mbajtur imazhin e saj nuse të fotografuar me një look të vetëm.

Marçela dhe Orinda përveçse bashkëpunojnë për programin ‘Fustani i ëndrrave në Vizion plus’, janë mikesha me njëra-tjetrën. Sot, Marçela i ka dedikuar një status nuses më të re në qytet.

marcela2“Orindën e kam njohur si njërën nga bukuroshet e pasarelës së Geraldina Sposa rreth 13 vjet më parë. Nga bashkëpunëtore në vite është kthyer në një mikeshë të vyer dhe kjo pa lidhje me marrëdhëniet e ndërsjellta që sjell puna që bëj me botën e medias. Orinda sot provoi fustanin e saj dhe unë u emocionova bashkë me të. E kam parë të rritet në vite bashkë me ne, ndaj sot roli im ishte shumë më tepër se thjesht t’i asistoja të zgjidhte fustanin e saj të nusërisë. E paç jetën diell siç je vetë! Të kam xhan @orindahuta.” Ky status e ka emocionuar nusen e ardhshme dhe e ka bërë të përlotet, siç shkruan edhe në komentin poshtë statusit.