Aktualitet

Orarin e punës time e caktoj vetë! Në Shqipëri janë dakord me këtë

Organizata Ndërkombëtare e Punës ka publikuar një raport ku rezulton se të paktën gjysma e shqiptarëve në marrëdhënie punë e caktojnë vetë orarin e tyre.

E thënë me shifra, 48% e shqiptarëve e zgjedhin vetë orarin e tyre të punës.

Por është edhe ana tjetër e medaljes, që 45% e shqiptarëve në marrëdhënie pune e kanë të pamundur të ndryshojnë orarin tyre të punës, pasi vendoset nga punëdhënësi pa opsion ndryshimi.

Ndërsa pjesa tjetër, pra 7% thonë se orarin e punës mund ta ndryshojnë me marrëveshje mes dy palëve.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al