Politikë

Opozita ulet në tavolinë pa llafe për Reformën Zgjedhore, Basha mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si ndërmjetës

Opozita ulet në tavolinë pa llafe për Reformën Zgjedhore,

Lideri demokrat, Lulzim Basha, njofton se opozita jashtëparlamentare do të ulet në tryezën për Reformën Zgjedhore dhe do të përfaqësohet nga dy ndërmjetësit, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, që do të përcjellin tre kërkesat e saj me palën tjetër.

Deklarata e Bashës për gazetarët:

Sot opozita e bashkuar rikonfirmon qëndrimin e saj për nisjen pa vonesë dhe në përfundimin e një orë e më parë të reformës zgjedhore dhe mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për të dakorduar mekanizmin për ecjen përpara të reformës zgjedhore duke i qëndruar pikave të parashtruar në tetor.

Tre pikat janë: Krijimi i një mekanizmi transparent gjithëpërfshirës; miratimi me konsensus jashtë parlamentit dhe komision të reformës zgjedhore të çdo propozimi për të; kalimi i çdo aspekti të miratuar me konsensus pa asnjë ndryshim në Parlament.

Kemi mandatuar dy zotërinj për të negociuar me palën tjetër.

Falenderoj faktorin ndërkombëtar, përfaqësues të BE-së, SHBA-ve dhe Britanisë për ndihmën për të shtyrë drejt një produkti që është vonuar 4 muaj dhe s’duhet të vonohet asnjë ditë. I bëj thirrje palës tjetër të mos vonojë asnjë çast reformën zgjedhore./ Tiranapost.al