Aktualitet

Opozita proteston, Kadare shëtitje nga liqeni dhe rrethohet nga qytetarët

Opozita proteston, Kadare shëtitje nga liqeni dhe rrethohet nga

Në një kohë që opozita proteston para godinës së seancave parlamentare, shkrimtari ynë i njohu Ismail Kadare duket se është pak i interesuar rreth asaj që ndodh aty.

I konsideruar si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, Kadare është fotografuar ditën e sotme në Parkun e Madh të Liqenit Artificial duke shëtitur në rrugicat dhe oazin e mrekullueshëm që ofron ky park i transformuar tërësisht.

Sikurse shihni edhe nga kjo foto e publikuar nga miku i tij Cerciz Loloci, Kadare për disa momente është ulur në stolat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

Kanë qenë jo pak vizitorë të Parkut të Liqenit që e kanë ndalur për të përshëndetur shkrimtarin e tyre të preferuar, i cili shumë shpejt do të ketë edhe një muze në kryeqytet/Tiranapost/A.C