Aktualitet

Opozita i rikthehet protestave, caktohet data e radhës

Opozita i rikthehet protestave, caktohet data e radhës

Kur kanë kaluar 3 ditë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, opozita ka vendosur që t’i rikthehet protestave. Vendimi është marrë nga Kolegji i Kryetarëve, pasditen e sotme, ku Partia Demokratike dhe aleatët e saj vendosën që protesta e radhës të mbahet të hënën me 8 korrik, ora 20:00.

Kujtojmë se në datën 8 korrik, ora 18:00, mazhoranca ka thirrur një seancë të posaçme ku pritet të votohet ngritja e komisionit hetimor për Presidentin Ilir Meta. /Tiranapost.al/