Politikë Te gjitha

Opozita i ka hyrë detit zvarrë, nuk preket asnjë fije floku e qeverisë


Nga Berati, në kuadër të turit “Bashkia që duam”, kryeministri Edi Rama i bëri të ditur opozitës së qeveria nuk preket, pavarësisht thirrjeve për dhunë. Opozita i ka hyrë detit zvarrë, por do të jetë e humbur, tha Rama, ndërsa shtoi se sjellja e Bashës dhe Kryemadhit po dëmton Shqipërinë. Rama tha se qeveria do jetë në detyrë deri më 2021 kur do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Shqipëria është shumë afër çeljes zyrtare të negociatave me BE. Por gjendemi në një situatë absurdë. Ata që janë zgjedhur me vota kanë vendosur të braktisin detyrën dhe të dalin në rrugë duke bërë thirrje për dhunë dhe ndryshim të qeverisë me dhunë. Këto gjëra janë parë. Por këto budallëqe të këtyre dimensioneve janë shfaqur sërish. Po ata të PD dhe partia tjetër simotër shfaqen në kundërshtim me interesat e Shqipërisë. E vetmja gjë që nuk prek është qeveria. Nuk preket dot. Po të ishtë për qeverinë dhe parlamentin nuk do i hynim fare këtij diskutimi, por problemi është se prekët Shqipëria dhe shfaqet në sytë e botës si një vend që nuk duhet vizituar dhe nuk duhet investuar. Nuk kanë se çfarë i bëjnë qeverisë as PS, por po i bini vetës. Nuk preket asnjë fije floku e shumicës qeverisëse” /Tiranapost/A.C