• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Te gjitha

    Opozita e re kërkon interpelancë me ministrin Lleshaj për grabitjen e Rinasit


    Deputetët e opozitës së re kanë kërkuar interpelancën e parë me qeverinë.  11 deputetë të PD-LSI kanë kërkuar interpelancë me ministrin Sandër Lleshaj për grabitjen e Rinasit.

    Interpelanca do të mbahet këtë të enjte dhe kërkesa e 11 deputetëve të opozitës ka si pyetje kryesore planin e masave të marra nga institucionet ligjzbatuese për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

    Interpelanca do të drejtohet nga deputetët Ralf Gjoni i zgjedhur nga listat e LSI-së dhe demokrati Myslim Murrizi, i përjashtuar nga PD-ja, pasi nuk pranoi që të digjte mandatin.  Gjatë grabitjes mbeti i vrarë organizatori, ndërsa autorët e tjerë u larguan bashkë me paratë.

    Grabitja nxori në pah masat e ulëta të sigurisë, ndërsa qeveria bëri fajtor koncesionarin. Tashmë perimetri i sigurisë së Rinasit garantohet nga ushtria./Tiranapost/A.C