Aktualitet

Operacioni i RENEA-s/ Zbulohet emri i një prej gazetarëve të ndaluar

Operacioni i RENEA-s/ Zbulohet emri i një prej gazetarëve të

Mes 50 persona të shoqëruar gjatë operacionit RENEA dhe FNSH në Elbasan, mësohet se janë ndaluar edhe dy gazetarë.

Mediat kanë arritur të zbulojnë se një nga gazetarët e ndaluar është Suela Musta, aktualisht anëtare e AMA-s (Autoriteti i Medieve Audiovizive).

Dy gazetarët mësohen se kanë ndikuar në dhënien e licencës kabllore të fisit Çapja në Elbasan.

Forcat RENEA bllokuan të gjithë hapësirën ku ndodhej resorti Univers në pronësi të familjes Çapja. Prej më shumë se dy orësh RENEA ushtroi kontroll në të gjitha ambientet e resortit, megjithëse policia ende nuk dha detaje për këtë operacion./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/aksion-blic-i-renea-s-mes-te-arrestuarve-dhe-2-gazetare/

http://www.tiranapost.al/aksion-blic-i-reneas-ne-elbasan-resorti-i-capjave-ne-site/