Aktualitet

Operacion policor në Kosovë, arrestohen disa vrasës të huaj

Policia e Kosovës njofton se ka ndërmarrë gjatë ditës së sotme një operacion të gjerë policor për arrestimin e disa shtetasve të huaj që kërkohen për vrasje nga Interpoli.

Sipas njoftimit të policisë këta persona që janë në kërkim ndërkombëtar për vrasje fshihen në Prishtinë.

Operacioni është duke vazhduar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa raportohet për disa të arrestuar.

Disa persona kanë përfunduar në pranga në lagjen “Kalabria”.

“Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë, i cili operacion ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar”, ka deklaruar zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha.

*Ky post u realizua nga Eljona Ballhysa. Lajmi i referohet mediave kosovare. Copyright Tiranapost.al