Aktualitet

One Love Mançester, sonte koncerti gjigand me yjet e muzikës

Mijëra njerëz po shkojnë në Mançester për një koncert në kujtim të viktimave  që humbën jetën në sulmin e 22 majit. E quajtur One Love Mançester do mbledhë para për të ndihmuar ata që janë prekur  nga bombardimet vetëvrasëse në fund të shfaqjes së Ariana Grande në Manchester Arena.

Ariana Grande po kthehet në qytet, duke u bashkuar me yjet përfshirë Justin Bieber, Coldplay, Katy Perry dhe Take That. Ende nuk dihet se si sulmi i fundit në Londër mund të ndikojë për koncertin. Grande postoi  një twett pas incidentit në kryeqytet ku tha se ishte duke u lutur për Londrën dhe popullin.

Ariana Grande tweet

Sulmi i Mançesterit vrau 22 vetë  duke përfshirë fëmijët dhe adoleshentë që kishin shkuar të shihnin idhullin e tyre.

Ariana Grande do të performojë, duke thënë se dëshironte të kthehej në "qytetin tepër të guximshëm" për të kaluar kohë me tifozët e saj dhe për të "nderuar dhe mbledhur para për viktimat dhe familjet e tyre".

People at Manchester vigil holding signs

Ajo është bashkuar duke tërhequr yje të tjerë të muzikës si  Miley Cyrus, Justin Bieber, Katy Perry, Coldplay, Usher, Pharrell, Little Mix, Robbie Williams, Black Eyed Peas, Niall Horan dhe Take That.

Justin Bieber, Katy Perry, Chris Martin

Trafford ka një kapacitet prej 50,000 njerëzish dhe shumica e biletave  janë shitur brenda 20 minutave, Disa bileta u mënjanuan për fansat që kanë qenë edhe në koncertin e parë  të cilëve  iu premtua hyrje e lirë. Ticketmaster tha se 14.200 bileta u mbajtën për ta.

Njerëzve u është kërkuar të mos marrin çanta, dhe do kontrollohen kur të hyjnë. Koncerti do fillojë në orën 7 e do mbarojë në orën 10.  Tiranapost.al E.B

Ariana Grande